Mirësevini në dyqanin tonë të armëve!

Poligoni Action Target

Shoqëria “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk, e themeluar në vitin 2009 nga Z. Emiljano DUSHA me seli në Tiranë, në rrugën “Dervish Hima”, është një ndër kompanitë lider në Shqipëri, në furnizimin e Forcave të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë, jo vetëm me uniforma, por edhe me pajisje speciale, duke filluar me aksesorët e thjeshtë e deri te pajisjet speciale. Shoqëria jonë, gjithashtu tregton artikuj të ndryshëm të të gjitha llojeve, me shumicë dhe pakicë si, Uniforma për Ushtrinë dhe Policinë, Pajisje Ndihmëse për Policinë dhe Ushtrinë, Sisteme Alarmi, Vëzhgimi GPS, si dhe të gjitha Pajisjet Ndihmëse, Aparate rezistent kundër shpërthimeve, thyerjeve dhe dëmtimeve, Pajisje elektronike të të gjitha llojeve, Pranga, Shkopinj Gome, Aparatura të  ndryshme survejimi si dhe çdo aksesor tjetër që vjen në shërbim të forcave të Policisë dhe të Ushtrisë, duke ndihmuar kështu në përmirësimin dhe modernizimin e fushave në të cilat veprojnë këto forca.

Në kuadër të rritjes profesionale dhe modernizimit të forcave të Policisë dhe Ushtrisë kompania MSSC SHPK, gjatë vitit 2016, ka krijuar ura bashkëpunimi me disa prej kompanive me të njohura në botë për prodhimin e Uniformave të një cilësie dhe imazhi të lartë, gjithashtu dhe prodhimit të pajisjeve speciale e aksesorëve të ndryshëm, në përdorim nga Forcat e Policisë dhe të ushtrisë. MSSC SHPK, shënon si një arritje të madhe, bashkëpunimin me një prej kompanive lider në botë, TRU-SPEC, me selinë Marietta, GA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila furnizon Forcat e Policisë të disa shteteve të rëndësishme si dhe të Forcave Amerikane, të cilat luftojnë në zonat e vështira të luftës, Iran, Irak etj.

Bashkëpunimi me këtë kompani të fuqishme, u konkretizua në marrjen e përqafësisë së kësaj kompanie, për territorin e Shqipërisë si dhe të disa shteteve të Ballkanit, ku kompania MSSC Shpk, si distributori i vetëm i TRU-SPEC në Shqipëri, ka të drejta të plota të furnizimit dhe shitjes së artikujve të prodhuar nën markën TRU-SPEC ® në tregun vendas.  Kompania synon arritje të tjera bashkëpunimi me disa kompani me emër në fushën e prodhimit të artikujve ushtarakë në tregun Europian dhe më tej. Gjithashtu shoqëria “MSSC” është pajisur me licensë për “Import/Eksport dhe tregtim të armëve, pjesëve dhe municioneve të kategorisë “B1” “B4” “C” dhe “D”.

Institucionet me të cilat kemi ekzekutuar kontrata:

  • Ministria e Mbrojtjes
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
  • Reparti Special RENEA
  • S.T sh.a

Sinqerisht

Emiljano Dusha

owner
Emiljano Dusha Owner Administrator i shoqërisë MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) Shpk, që prej...
Telefon: +355 67 61 88 888
Faks: +355 67 61 88 888
Rruga "Dervish Hima", 3 Kullat, Kulla 1
Tirana, Albania